Arbëri

Komuna e Pejës fajëson Komisionin e emërtimeve për zvarritje procesi

Descriptive Text

Ishte planifikuar që në muajin janar të përmbyllej procesi i emërtimit të rrugëve në territorin Komunës së Pejës. Por ai proces ende vazhdon. Madje edhe nëse lista përfundimtare me rrugët e emërtuara të përfundojë në Kuvendin Komunal për miratim, nuk përjashtohet mundësia që procesi të vazhdojë, siç ka ndodhur edhe para një viti.

Një listë me një mijë rrugë të emërtuara, kryesisht në vendbanimet rurale, ishte miratuar në seancën e KK-së në prill të vitit të kaluar. Dhe kur pritej që të nisej edhe vendosja e tabelave nëpër ato rrugë, pasojnë ankesat e paraqitura nga komuniteti pas afatit të caktuar kohor dhe vërejtjet e Agjencisë Kadastrale, që e bllokojnë procesin e vendosjes së tabelave, duke rinisur procesin e punës të Komisionit për emërtimin e rrugëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, me ankesat dhe disa probleme të tjera teknike që ishin shfaqur pas miratimit të asaj liste në KK nuk ishte marrë në muajt në vazhdim komisioni, deri në muajin tetor kur kryesuesi i Kuvendit Komunal thërret serish komisionin që të takohej dhe të kryente punët që ishin shfaqur.

Për përfundimin e këtyre punëve kryesuesi i KK-së, Islam Husaj i kishte dhënë afat komisionit deri në fund të muajit nëntor dhe listën e përfunduar ta paraqesnin në seancën e dhjetorit për miratim nga kuvendi. Komisioni është dashur t’i zëvendësonte emrat e njëjtë që përsëriteshin nga dy herë e që sistemi i adresave nuk i pranonte. Pastaj të trajtonte edhe ankesat sa u përket disa emrave, ndarje të reja të rrugëve, si edhe ndërrimin e vendit të emrave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.