Arbëri

Tri rrugë malore në Ferizaj nën vëzhgim të policisë për mbrojtje pyjesh

Descriptive Text

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Ferizajt ka përgatitur një plan veprimi për mbrojtjen e pyjeve.

Ndërkohë në kuadër të kësaj strategjie, Komuna tashmë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Kosovës për t’i mbrojtur së paku 3 rrugët ( hyrje-daljet) e viseve malore.

Zyrtarët policorë tashmë kanë nisur vëzhgimin dhe mbrojtjen e pyjeve në pikat e kontrollit policor në Neredime, përkatësisht në vendin e quajtur “Bashkimi i dy lumenjve” pastaj në livadhet e fshatit Papaz, gjithashtu gjatë ditëve në vazhdim do të vendosen dhe barriera të tilla në fshatin Burrnik.

Ndërkohë gjatë periudhës së fundit kohore kanë ndikuar mjaft shumë edhe komunikatat e OJQ-ve të ndryshme në Ferizaj, të cilat vazhdimisht kanë kërkuar nga Komuna të marrin hapa konkretë për mbrojtjen e pyjeve, të cilat po dëmtohen shumë.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)