Arbëri

Apostolova: Anamorava të aplikojë për projekte të përbashkëta

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, të enjten, ka vizituar Gjilanin. Është takuar me kryetarë të komunave të Anamoravës. Është diskutuar për projektet, të cilat nuk kanë arritur t’i realizonin qeverisjet lokale për mungesë buxheti.

Apostolova, ka deklaruar se kanë investuar në rajonin e Anamoravës në ndërtimin e objekteve komunale, ndërtimin e bibliotekës së qytetit të Gjilanit dhe se ata do të vazhdojnë të punojnë me programe që të rrisin mbështetjen për bizneset në këto komuna dhe trajnimet studentëve në bujqësi, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo ka theksuar se është e nevojshme që komunat: Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Partesh, Viti, Ranillug dhe Kllokot të aplikojnë me projekte të përbashkëta, në mënyrë që të kenë më lehtë thithjen e fondeve.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)