Arbëri

Fshati i Vjetër i Ferizajt me peticion kërkon largimin e fermës së pulave

Ferizaj, 30 gusht – Banorët e fshatit të Vjetër nëpërmjet një peticioni me gjithsej 329 nënshkrime kanë kërkuar nga Komuna e Ferizajt largimin e një ferme pulash midis fshatit me arsyetim se kundërmimi i mbetjeve të fermës po e vështirëson jetesën e tyre.

Sipas banorëve kjo fermë e pulave funksionon prej më shumë se tetë vjetësh, mirëpo gjatë periudhës së fundit po paraqet telashe për të gjithë banorët e sidomos për ata të cilët kanë shtëpitë afër saj. Në peticionin e banorëve dërguar Komunës, midis të tjerash thuhet se era e keqe e fermës po kundërmon në një gjatësi prej më shumë se një kilometër, duke e vështirësuar jetesën e banorëve dhe nxënësve të shkollës së mesme të Ulët “Muharrem Shemsedini”. “Afër fermës së pulave gjenden rreth 120 shtëpi dhe mbi 35 biznese. Përfaqësuesit e fermës janë zotuar se do ta largojnë jashtëqitjen e pulave, mirëpo deri tashti një gjë e tillë nuk ka ndodhur (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).