Arbëri

Anulohet tenderi për infrastrukturën e lumit Morava

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) ia ka anuluar Zyrës së prokurimit në Komunën e Vitisë tenderin për rehabilitimin dhe ndërtimin e infrastrukturës përgjatë lumit Morava e Binçës, ngase është gjetur se ka pasur shkelje të procedurave të prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tashti Vitisë i mbetet që edhe të ritenderojë këtë aktivitet prokurimi. Kurse vlera e projektit për renovimin e argjinaturave dhe ndërtimin e infrastrukturës mbrojtëse përgjatë lumit Morava është 1 milion e 450 mijë euro me të cilin projekt Komuna synon që të mbrohet nga vërshimet.

OSHP-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik “Kosova Water and Energy” shpk-Mitrovicë, i cili kishte deponuar një ankesë ndaj Zyrës së prokurimit në Viti për shkeljen e Ligjit të prokurimit. Kurse OSHP-ja pasi kishte shqyrtuar këtë ankesë kishte gjetur se Zyra e prokurimit në Viti nuk kishte respektuar nenin 44 të Ligjit të prokurimit publik e cila përcakton rregullat e përgjithshme që ka të bëjë me caktimin e afateve kohore për pranimin e tenderëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)