Arbëri

Për vitin e ardhshëm 33 mijë euro më shumë për subvencione në Pejë

Planifikimet buxhetore të Komunës së Pejës për vitin e ardhshëm nuk e rrisin shumën e paraparë për subvencione.

Vjet dhe sivjet buxheti i përgjithshëm për subvencionime ishte vetëm nga 300 mijë euro në vit, derisa për vitin e ardhshëm është planifikuar një rritje prej vetëm 33 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Kornizës Afatmesme Buxhertore, shuma e buxhetit të përgjithshëm të Komunës së Pejës për vitin 2019 është planifikuar të jetë mbi 26 milionë euro. Prej tyre mbi 14 milionë euro për paga, për investime kapitale 8 milionë euro, për mallra e shërbime mbi 3.2 milionë euro, për shpenzime komunale rreth 752 mijë euro, derisa për subvencione vetëm 333 mijë euro.

Shumën që e ka planifikuar Komuna për subvencione është përgjysmë më ulët se qendrat e tjera të Kosovës, që kanë numër të përafërt të popullsisë, përveç Prishtinës dhe Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)