Arbëri

PDK-ja e cilëson të panevojshëm nënshkrimin e dytë të njëjtit projekt në Klinë

Administrata e Klinës këtë javë sërish ka nënshkruar një memorandum për projektin e njëjtë: “Rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë”. Për po të njëjtin projekt ishte nënshkruar edhe vitin e kaluar një memorandum dhe pothuajse me po të njëjtën përmbajtje.

Në shkurt të vitit të kaluar, ish- kryetari i Klinës, Sokol Bashota dhe ish- ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, kiishin nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit për rehabilitimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë nga shkolla “Fehmi Agani” në drejtim të lokacionit të njohur në Klinë tek “Ura e Haxhisë”, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë projekt, i cili ka nisur vjet të realizohet ishte thënë se janë akorduar 410 mijë euro me atë memorandum. Sipas asaj marrëveshjeje, Komuna do të krijonte kushtet e nevojshme për realizimin e projektit si dhe procedurën e tenderimit. Dhe me realizimin e këtij projekti, qytetarët do të përfitonin edhe një shëtitore më shumë dhe hapësirë rekreative.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)