Arbëri

Banorët e Gadishit kërkojnë transport për shkollarët e mesëm

Afro 40 nxënës të fshatrave Gadish, Kishnapole, Sllakovc i Epër dhe i Poshtëm, të cilët i vijojnë mësimet në shkolla të mesme të Gjilanit kanë kërkuar nga komuna sigurimin e transportit.

Por autoritetet komunalë kanë bërë të ditur se një gjë e tillë nuk parashihet me ligj, shkruan sot Koha Ditore.

Adem Sejdiu, rojë pylli, ankohet se e ka të pamundshme që t`i heqë shpenzimet prej 60 eurosh në muaj për dy fëmijët e tij.