Arbëri

Komuna e Drenasit publikon kontratat publike

Descriptive Text

Komuna e Drenasit vazhdon të rris transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve. Janë publikuar të gjitha kontratat e lidhura me operatorët ekonomik deri me tani në ueb faqen zyrtare të Komunës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se, “kontratat e publikuara janë për mallra dhe shërbime, të projekteve kapitale dhe do të vazhdojmë me publikimin e tyre në vazhdimësi për të gjitha kontratat që do të lidhën gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim për të qenë sa më transparent në lidhje me shfrytëzimin e parasë publike”.

Komuna e Drenasit shton se po ashtu vazhdon të publikojë të gjitha dokumentet që janë publike në ueb faqen zyrtare si; planet e prokurimit për vitin 2018, njoftimet për kontratë, njoftimet për dhënien e kontratës, njoftimet, njoftimet për nënshkrimin e kontratës, njoftimet për anulim dhe njoftimet për informatat shtesë.

Në këtë LINK mund të gjeni dokumentet e lartshënuara.