Arbëri

Mërgimtarët tanë në Gjermani familjen Çitaku në Mitrovicë e bëjnë me shtëpi të re

Descriptive Text

Familja e Arife Çitakut me gjashtë anëtaret e familjes së saj, në Mitrovicë, sot iu dorëzuan çelësat e shtëpisë së re, e ngritur nga bamirës të shoqatës “Kosova” nga Freiburgu i Gjermanisë, transmeton Koha.net.

“Jam i lumtur që shoqata jonë pati mundësi të ndihmojë edhe një familje në nevojë këtu në Mitrovicës në prag të Bajramit duke i siguruar strehimin një familje në nevojë”, tha kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova” nga Freiburgu, Rasim Krasniqi.

Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave ishte edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe zyrtarë të tjerë.

{gallery}