Arbëri

Kreu i Komunës premton nisjen e ndërtimit të ambulancës

Descriptive Text

Në Llashticë të Gjilanit ka përfunduar projekti i kanalizimit, që ka qenë kryesori, pastaj asfaltimin e rrugëve, renovimi i shkollës, ai shtëpisë së kulturës etj. Ndërkaq projekti i fundit është ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare. Këto arritje i ka rikujtuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë një vizite, dje, në këtë fshat.

Kryetari i Këshillit të fshatit Llashticë, Ekrem Hasani, ka theksuar se në Llashticë kanë mbetur të ndërtohet ambulanca dhe një trotuar (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).