Arbëri

Ministria e Mjedisit financon projektin e ujësjellësit në Kamenicë

Descriptive Text

Kamenicë, 14 gusht - Ministria e Mjedisit do të financojë projektin e ndërtimit të ujësjellësit në Kamenicë, rruga për në Tugjec, në vlerë prej 80 mijë eurosh, në bazë të një memorandumi të mirëkuptimit, të cilin e kanë nënshkruar kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Komuna e Kamenicës ndërkaq ka arritur një marrëveshje me kompaninë e ujësjellësit “Hidromorava” që fshatrat Karaçevë e Poshtme, Kolloleq dhe Kopernicë të futen nën menaxhimin e kompanisë.

Për projektin e ndërtimit të ujësjellësit Fatmir Matoshi ka deklaruar se Ministria e Mjedisit do të investojë edhe në rregullimin e ambientit dhe rekreacionit në këtë komunë, një projekt i duhur për qytetarët (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).