Arbëri

Ujësjellësi në Pejë s’e ka prioritet ndërrimin e gypave të asbestit në sistem

Pejë, 14 gusht –Ujësjellësit në territorin e Pejës një pjesë të madhe të gypave të ujësjellësit të vendosur para disa dekadash, ende janë nga asbesti, i cili konsiderohet kancerogjen. Sipas drejtorit të ujësjellësit rajonal “Hidrodrini”, Agron Tigani, janë rreth 440 kilometra rrjet të ujësjellësit në Pejë, prej të cilave, siç thotë, janë diku 15 deri në 20 për qind e rrjetit me gypa nga asbesti.

“Këta gypa ndërrohen kur t’u vijë radha, sipas prioritetit. Aty ku dëmtohen edhe ndërrohen me gypa të materialit tjetër. Por për ta ndërruar tërë rrjetin e atyre gypave nuk ka mundësi një herë se edhe ishte shkatërruar edhe infrastruktura e qytetit”, thotë Tigani.

Por sipas tij ata gypa nga asbesti që furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm, nuk paraqesin rrezik për shëndetin (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).