Arbëri

Haziri premton përmbylljen e investimeve në zonat rurale

Qeverisja lokale e Gjilanit zotohet për vazhdimin e investimeve në ndërtimin e rrugëve në zonat rurale me qëllim që banorët të inkurajohen të zhvillojnë bujqësinë, si dhe të inkurajohen edhe investimet në zhvillimin e turizmit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar disa fshatra mbi fshatin Zhegër ku edhe janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e rrugëve të cilat financohen nga Komuna.

Ai ka thënë se me ndërtimin e rrugëve në fshatrat Pidiç, Stançiq, Dunav, Selishtë, Haxhaj, Shurdhan dhe Lladovë po krijohen lehtësira për banorët. “Në fshatin Selishtë është duke u përgatitur rruga për asfaltim deri te shkolla e fshatit dhe gjithashtu rruga për në Lagjen Hasanaj për të inkuadruar tri lagjet e fshatit Selishtë, shkruan sot Koha Ditore.

Në fshatin Çelik projekti i asfaltimit të rrugës është kryer dhe po punojmë në përfshirjen e të gjitha lagjeve në këtë pjesë me rrugë të asfaltuar. Gjithashtu në fshatrat Shurdhan dhe Pidiq janëë duke u punuar që të integrohen në infrastrukturë rrugore. Ndërkaq fshati i fundit në këtë pjesë është Stançiqi, ku është trekëndëshi kufitar që Karadaku e quan “këmba e pulës”, aty ku ndahen Kosova, Maqedonia dhe Serbia si territor”, ka thënë Haziri

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)