MMP ndihmon pastrimin e Lepencit  në Han të Elezit

MMP ndihmon pastrimin e Lepencit në Han të Elezit

10 gusht 2018 12:24

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për projektin “Pastrimi i Lumit Lepenc nga mbeturinat e Azbestit ” i cili ka vlerën prej 50 mijë euro dhe që financohet nga MMPH.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Matoshi, tha se MMPH-ja do të vazhdoj të përkrahë Komunën e Hanit të Elezit në fushat që lidhen me mjedisin dhe planifikimin hapësinor, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma falënderoi u.d e ministrit, Matoshin për mbështetje në financim të projektit për largimin e azbestit nga lumi Lepenc duke e vlerësuar si një projekt të rëndësishëm për komunën.

Projekti “Pastrimi i Lumit Lepenc nga mbeturinat e Azbestit”, do të rregullojë një nga problemet më të mëdha dhe më të rrezikshme që ka Komuna e Hanit të Elezit, atë të largimit të azbestit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme