Punëtorët paralajmëruan grevë të përgjithshme për mosrritje pagash

Punëtorët paralajmëruan grevë të përgjithshme për mosrritje pagash

10 gusht 2018 08:31

Dhjetëra punëtorë të distriktit të KEDS-it në Pejë, të enjten para dite, kanë mbajtur një protestë njëorëshe, duke kërkuar të drejtat e tyre që është duke ua mohuar kjo kompani turke, shkruan sot Koha Ditore.

Në mesin e protestuesve ishte edhe kryetar i Federatës së Sindikatës së Pavarur të KEDS-it, Hysni Gashi, i cili për KD-në ka sqaruar se kjo protestë njëorëshe paralajmëruese ka të bëjë me dy kërkesat e tyre që ia kanë drejtuar KEDS-it, që ajo nuk po i zbaton.

“Kërkesat tona janë për rritje të pagave dhe zbatim të marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Në KEDS nuk zbatohet marrëveshja e përgjithshme kolektive që është në fuqi që nga viti 2015”, thotë Gashi...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme