Komuna mohon t’i ketë premtuar ndërtim shtëpie familjes Krasniqi

Komuna mohon t’i ketë premtuar ndërtim shtëpie familjes Krasniqi

09 gusht 2018 13:32

Pejë, 8 gusht - Familja tetanëtarëshe e Haxhë Krasniqit nga fshati Bllagajë e Pejës, edhe këtë vit është e detyruar të jetojë në shtëpinë e vjetër të ndërtuar me gurë para 40 vjetësh së cilës në fillim të nëntorit të kaluar i ishte shembur njëri mur dhe nga tronditja e fortë e shembjes ka shkaktuar plasaritje edhe të mureve të tjera, duke e bërë atë të pa banuar.

Pjesë e murit tjetër të kësaj shtëpie i është shembur para 4 muajve nga reshjet, duke rritur rrezikun kësaj familjeje edhe më tepër për të jetuar në të. Mirëpo në mungesë të ndonjë strehe tjetër për banim, kjo familje vazhdon të jetojë në këtë shtëpi, përkundër vlerësimit të ekipit të inspektorëve të Komunës për fatkeqësi natyrore në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, se ajo shtëpi nuk është më e banueshme, shkruan sot Koha Ditore.

Për shkak të gjendjes së keqe të shtëpisë dhe rrezikut nga shembja, ai tregon se edhe para 2 vjetëve, para se të shembej ndonjëri prej mureve të shtëpisë, i ishte drejtuar Komunës me kërkesë që mundësisht t’i ndërtohej një shtëpi e re.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme