Arbëri

Kompania “Ambienti” nis pastrimin e hapësirave publike

Kompania publike “Ambienti”, e themeluar gjatë periudhës së fundit në qytetin e Ferizajt, ka nisur pastrimin e hapësirave gjelbëruese te palestra e sporteve “Bill Clinton”, parkun “Liria”, sheshin “Ismail Kadare”, varrezat e dëshmorëve, pastaj hapësirat përgjatë hekurudhës së qytetit, si dhe afër nënkalimeve etj, shkruan sot Koha Ditore.

Deri tashti këto hapësira publike janë menaxhuar nga ndërmarrja publike “Pastërtia”, ndërkohë 9 punëtorët fizikë tashmë kanë kaluar në kompaninë e re derisa është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet dy kompanive publike.

Izet Rushiti, drejtor në kompaninë “Ambienti”, ka thënë se qyteti i Ferizajt do të marrë një pamje më të mirë, sepse pastërtia do të jetë në nivelin më të lartë. Sipas tij, punëtorët e kompanisë “Pastërtia” deri tashti e kanë kryer të njëjtën punë ndërkohë tashti do t’i marrin pagat nga kompania e re.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.