Arbëri

Gjykata e Tenderëve gjobit Komunën e Dragashit me pesë mijë euro

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjobitur me pesë mijë euro Komunën e Dragashit për shkak se kjo e fundit nuk ka zbatuar vendimet dhe urdhëresën e këtij organi lidhur me aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e ujësjellësit në këtë qytezë, përkatësisht vazhdimin e punimeve.

Gjykata e Tenderëve ka konstatuar se Komuna e Dragashit, përkatësisht zyrtarët e saj në këtë aktivitet të prokurimit kanë shkelur Ligjin për Prokurimin Publik, rregullat e prokurimit dhe i janë shmangur përmbarimit të vendimeve të nxjerra nga OSHP-ja, shkruan sot Koha Ditore.

“Gjobitet autoriteti kontraktues/Komuna e Dragashit, konform nenit 131 të LPP-së, për moszbatim të vendimit nr.263/16, nr.334/16 dhe urdhëresën nr.423/16 të datës 27.12.2016, në shumë prej pesë mijë eurosh”, shkruan në vendimin e OSHP-së.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.