Arbëri

Opozita e quan vjedhje marrjen e drunjëve të shkollës nga mirëmabjtësi, menaxhmenti ka tjetër shpjegim

Në pamjet që janë filmuar të dielën e kaluar në oborrin e shkollës teknike “Anton Çeta” në Skenderaj, shihet mirëmbajtësi i shkollës duke ngarkuar drutë në një traktor.

Personi i cili ka bërë xhirimin thotë se kjo është vjedhje, njëjtë siç e cilëson edhe opozita në këtë qytet.

Sipas Qazim Xanit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes kësaj videoje, shihet qartë keqpërdorimi i drejtuesve të shkollës.

Por, drejtori i shkollës, Agron Istogu, ka një shpjegim për këtë ngjarje. Në mungesë të fondeve të shkollës, drejtori Istogu thotë se kanë kompensuar mirëmbajtësin e shkollës për shërbimet që ai i ka kryer për shkollën.

Opozita po ashtu ka akuzuar drejtuesit e shkollës se keqpërdorime të tilla kanë ndodhur edhe vitin e kaluar me qymyr, mirëpo drejtori i shkollës ka mohuar një gjë të tillë.


Opozita e quan vjedhje marrjen e drunjëve të... by kohanet