Arbëri

Ndërtimi i shkollës në Pejë, peng i kontestit pronësor

Komuna e Pejës prej 10 vjetësh planifikon ndërtimin e një shkolle fillore në lagjen “7 Shtatori”, me qëllim që ta pakësojë numrin e nxënësve në shkollën e mbingarkuar “Xhemajl Kada”, me rreth 1 mijë e 700 nxënës, në të cilën ndjekin mësimet fëmijët nga lagjet “7 Shtatori”, “Xhemalj Kada” dhe “Fidanishte”.

Shkaku i numrit të madh të nxënësve në SHF “Xhemajl Kada”, ndërtimi i shkollës “7 Shtatori” ishte planifikuar që në vitin 2006, ndonëse lokacioni për ndërtimin e saj nuk ishte ndarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë, derisa ka zgjatur mosmarrëveshja rreth lokacionit ku të ndërtohet kjo shkollë, donatori nuk ka pritur më dhe është tërhequr fare pa lënë asnjë cent për asnjërën prej dy shkollave.

Vitet kalonin, ndërkohë që edhe kërkesa e banorëve ishte që shkolla e re do të duhej të ndërtohej afër Shkollës së Mesme Ekonomike, ku me mendjen e tyre ka mjaft tokë komunale.

Kështu që sivjet Komuna vendosi që në atë lokacion të ndërtohet kjo shkollë e nevojshme për të tri lagjet, pasi, përveç “Xhemajl Kadës”, tjetër shkollë fillore në ato nuk ka. Por, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përmes gjykatës ia ka vënë ndalesën Komunës për ndërtimin e shkollës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)