Arbëri

Kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Kolonat e gjata gjatë këtij muaj veç kanë filluar të bëhen të përditshme nëpër disa rrugë të Kosovës.

Një kolonë që arrin disa kilometra është në këto momente në magjistralen nga Prishtina për në Mitrovicë.

Qytetarët nga atje kanë dërguar disa fotografi në KosovaPress, duke shkruar se përkundër gjithë kësaj kolone, askund nuk shihen zyrtarët policorë.