Arbëri

Mbi 200 gra deçanase shfrytëzuan shërbimin e mamografit mobil

Foto: Koha

Për tri javë rresht, i parkuar në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, mamografi mobil, ka ofruar shërbime falas për femrat e Deçanit mbi 40 vjeçe.

Këto kontrolle janë bërë në kuadër te fushatës për të ndihmuar gratë dhe vajzat në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit përmes kësaj aparature.

Gjinekologu Ahmet Dukaj, ka treguar se interesimi për këtë kontroll mamografik ka qenë bukur i madh.

“Shërbimet mamografike i kanë marrë 210 gra, sa kanë qenë të paraqitura. Nuk i kemi ende të gjitha rezultatet e analizave, por nga ato që i kemi nuk ka pasur një me kancer”, tha Dukaj, duke shtuar se vetëdija e grave të Deçanit për shëndetin e tyre është ngritur shumë.