Arbëri

MAPL ndihmon Ferizajn për riparimin e kanalizimit

Descriptive Text

Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Ferizajt, për realizimin e projektit për “Riparimin e kanalizimit në rrugën “Halil Alidemaj” në Ferizaj.

“Në kuadër të mbështetjes financiare të projekteve për komunat, të bazuar në performancën më të mirë të komunave për vitin 2017, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Komunën e Ferizajt për financimin projektit për Riparimin e kanalizimit dhe rrugës ‘Halil Alidemaj’, në Ferizaj”, ka njoftuar Zyra për komunikim e komunës së Ferizajt.