Arbëri

Edhe Vushtrria bëhet me zonë ekonomike

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë nënshkruar marrëveshjen për fillimin e investimeve për Zonën Ekonomike në këtë qytet, e cila u tha se do të kushtojë rreth 1.5 milion dhe aty pritet të punësohen rreth 1000 persona.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se afërsisht kjo zonë ekonomike mund të kushtojë 1.5 milion euro dhe do të realizohet brenda tri viteve të ardhshme.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se kjo zonë do të jenë në Lum të Madh.

“Është një hapësirë prej 14.8 hektarësh, që është pronë komunale dhe që do të jetë në funksion të biznesit dhe krijimit të vendeve të punës në Vushtrri. Ky është investimi më i madh në 50 vitet e fundit për biznesin dhe për të mundësuar kushte më të mira për biznesin në komunën e Vushtrrisë“, ka thënë ai.

Ai shtoi se shumë shpejt do të nisin investimet në këtë zonë dhe pastaj do të ketë thirrje për bizneset në këtë pjesë.

Tahiri shtoi se ka pritur rreth 10 investitorë dhe nuk ka mundur t’i ofrojë hapësirë, Kurse, me zonënë ekonomike, tha se kanë qëllim të krijojnë rreth 1000 vende të punës.