Arbëri

Gjilani merr konfirmim nga MCC-ja për mbështetje në efiçiencën e energjisë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune koordinatorin kombëtar të fondit investiv të Qeverisë amerikane Millennium Challenge Corporation (MCC), Petrit Selimi, i cili shoqërohej nga Sarah H Olmstead dhe Burim Hashani, drejtor për energji.

Në njoftim thuhet se Haziri ka ofruar gatishmërinë e bashkëpunimit, përderisa ka marrë konfirmimin e përfaqësuesve të MCC për mbështetje ndaj Gjilanit në aspektin e efiçiencës së energjisë.

Ndryshe, në vitin e kaluar, Bordi i Korporatës për Sfida të Mijëvjeçarit, që udhëhiqet nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ka marrë vendimin për ndarjen e afër 50 milionë dollarë për programin “Threshold” në Kosovë.