Ura e rrezikshme prej druri që lidh 13 fshatra në Vushtrri, shteti s’po mund ta funksionalizojë të renë tash 2 vjet

15 korrik 2018 22:06

Kjo urë prej druri, e cila gjendet në Pestovë, lidh 13 fshatra të Komunës së Vushtrrisë.

Në këtë gjendje, ura shfrytëzohet nga banorët e këtyre fshatrave që nga paslufta, raporton KTV.

Ata që e frekuentojnë disa herë në ditë, thonë që është e pasigurt dhe mjaft i rrezikshëm kalimi mbi të, por apelojnë tek institucionet që sa më shpejt të funksionalizojnë urën tjetër që ka filluar së ndërtuari që dy vjet.

Në Komunën e Vushtrrisë thonë se kërkesë për ndërtimin e një urë të re është bërë shumë kohë më parë, mirëpo asnjëherë nuk është marrë seriozisht nga pushteti qendror.

Edhe ata e pranojnë që ura është në gjendje të keqe.

E në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se ai projekt ka qenë nga Komuna e Vushtrrisë, por kur ka filluar të zbatohet në terren është vërejtur se duhet investim më i madh.

Megjithatë, ura e re do të lëshohet për qarkullim për një muaj e gjysmë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme