Arbëri

Punësimet përplasin PDK-në me Komunën në Skenderaj

PDK-ja në Skenderaj, në kohë fushate, kishte hapur konkurs për 11 vende të lira pune në këtë komunë.

Drejtues aktual të Komunës së Skenderajt pretendojnë se këto vende ishin rezervuar për të afërmit e zyrtarëve të PDK-së, raporton KTV.

Ndonëse këta punëtorë kishin filluar punën, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil kishte anuluar këtë konkurs, pasi nuk ishte bërë në përputhje me ligjet në fuqi.

Derisa PDK-ja kishte reaguar, duke thënë se personat u larguan nga puna pa ndonjë arsye, udhëheqja e tanishme ka vendosur t’i bëjë publikë emrat e tyre.

Shala ka akuzuar edhe ish-nënkryetarin e kësaj komune, tani ZëvendësMinistër i Ministrisë së Drejtësisë, Fadil Nura, se ka punësuar familjarë sa ka qenë në këtë komunë.

Por, Nura, i kontaktuar nga KTV-ja, ka thënë që nuk ka koment, pasi nuk ia vlen të komentohen gjëra të tilla.

Ndërsa LDK-ja i përkrah këto veprime të drejtuesve të komunës së Skenderajt.

Ky konkurs ishte hapur në nëntor të vitit të kaluar. Komuna e Skenderajt është akuzuar nga niveli qendror se mban në punë 60 punëtorë më shumë.