Arbëri

Opozita e Ferizajt akuzon stafin e spitalit për shpërdorim konkursi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në bashkëpunim me Spitalin Rajonal të Ferizajt nëpërmjet një konkursi publik pak ditë më parë kanë punësuar 25 infermierë dhe shërbyes teknikë, mirëpo pranimi i tyre kundërshtohet nga subjektet opozitare (LDK-VV) në Ferizaj dhe nga rrjeti i OJQ-ve “Avonet”. Kjo me arsyetim se të gjithë kanë lidhje familjare me stafin e Spitalit Rajonal.

Madje sipas tyre, edhe ushtruesi i detyrës i drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Bejtush Jaha, ka punësuar renë e vëllait si infermiere, shkruan sot Koha Ditore.

Dritëro Hyseni, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se fenomeni famëkeq që po vazhdon prej 17-vjetësh në Kosovë e në Ferizaj, është një ndër arsyet që aktualisht ekziston një gjendje e rëndë e menaxhimit nëpër institucione publike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)