AAK-ja kërkon hetim të raportit të auditorit në Pejë

AAK-ja kërkon hetim të raportit të auditorit në Pejë

12 korrik 2018 12:32

Subjekti i AAK-së në Pejë, në një konferencë të mërkurën ka akuzuar pushtetin lokal të Pejës, i cili drejtohet nga koalicioni LDK dhe PDK, për keqqeverisje dhe qeverisje pa plan dhe program.

Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha, që kryesisht me kritikat i është referuar raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrën financiare të Komunës së Pejës për 2017, ka deklaruar se Komuna e Pejës po udhëhiqet nga qeveria lokale më tepër duke parë e duke bërë, sesa që mbështetet me punën e saj në një program qeverisës, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuna duhet të ketë projekt qeverisës dhe duhet të planifikojë, t’i dijë projektet dhe ato të kenë një datë të caktuar të fillimit dhe të përfundimit të projekteve. Kjo qeverisje komunale karakterizohet me një keqqeverisje të skajshme dhe këtë e dëshmon e dhe raporti i auditimit. Këto mangësi në qeverisje janë të evidentuara edhe në vitet e kaluara nga Auditori i Përgjithshëm”, ka thënë Berisha, sipas të cilit, në raportin e auditorit nuk janë të përfshira edhe disa çështje të tjera siç janë ndërtimet pa leje, realizimi i projekteve pa mbulesë financiare, realizimi i projekteve të paplanifikuara dhe pa procedurë.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme