Masa kundër shkeljeve procedurale për zgjedhjen e drejtorëve në Prizren

Masa kundër shkeljeve procedurale për zgjedhjen e drejtorëve në Prizren

12 korrik 2018 10:30

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se do të aplikohen masa shtesë për procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Prizren, krahas aplikimit të rregullores për përzgjedhjen e tyre. Sipas tij, kthimi i besimit në sistemin arsimor është i rëndësishëm dhe se hapi i parë në këtë plan është përzgjedhja e drejtë e drejtorëve.

Edhe pse kryetari Haskuka ka pretenduar se gjatë procesit të përzgjedhjes së drejtorëve sipas konkursit të prillit të këtij viti në raste ka pasur shkelje procedurale, megjithatë drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, ka insistuar se nuk ka pasur asnjë shkelje, shkruan sot Koha Ditore.

Por Susuri ka pohuar se është pajtuar me kryetarin për aplikimin e masave shtesë me qëllim të shtimit të besimit të publikut në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave.

Kryetari Haskuka ka shpjeguar se me gjithë faktin që në muajt e fundit bashkë me drejtorin Susuri janë krijuar mekanizma të rinj që procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të jetë i drejtë, objektiv dhe cilësor “procesi megjithatë ka rezultuar me shumë ankesa dhe mosbesim”.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme