Arbëri

Sheshi afër Teatrit të Ferizajt merr emrin “Ismail Kadare”

Kuvendi Komunal i Ferizajt në një mbledhje të jashtëzakonshme me 40 vota për dhe një abstenim, ka marrë vendimin për ta emërtuar sheshin afër teatrit të qytetit me emrin e shkrimtarit Ismail Kadare, të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

Propozimin e Ekzekutivit të komunës e kanë përkrahur të gjithë këshilltarët e KK-së, duke e cilësuar si i qëlluar. Pak ditë më parë Komisioni për çmime për njerëz të ndryshëm të artit dhe të letërsisë ka marrë vendimin që çmimi “Finesa” për vitin 2017, t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare me motivacionin për vepër jetësore “Kolosi i veprave shqipe”.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.