Arbëri

Komuna e Mitrovicës mbështet perimekulturën me rreth 250,000 euro

Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, përgjatë vitit 2014-2017 ka mbështetur fuqishëm sektorin e kulturës, gjegjësisht serrave të mbyllura.

Deri më tani, sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu , thuhet se janë realizuar projekte me vlerë rreth 250,000 euro, duke përfituar kështu rreth 200 përfitues.

Këto projekte u realizuan nga mbështetja direkte e trefishimit të buxhetit komunal, donacioneve të përfituara si dhe participimit nga përfituesit.

Në këtë fushë edhe sot u mbështetën 30 fermerë me serra nga 200m2 dhe 50m2, në vlerë 30,000 euro, projekt i bashkëfinancuar në mes të komunës dhe fermerëve.