Arbëri

Nxënësit e teknikës në Pejë s`kanë ku bëjnë praktikë në Kosovë, shkojnë në Turqi

Në pamundësi të trajnimit praktik në makinerinë bashkëkohore të përpunimit të metaleve, 16 nxënës të shkollës së mesme teknike “Shaban Spahija” nga Peja, për një javë në Bursa të Turqisë do ta kenë këtë mundësi të mësimit praktik në një qendër të trajnimeve, që ua ka siguruar shkolla e mesme teknike profesionale “Ahmet Çoşkunöz” në Bursa, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në kuadër të plan-programeve tona për punën me makina CNC (Computer Numerik Control), të cilat janë makina me dirigjim numerik dhe janë makinat më bashkëkohore të përpunimit të metaleve, shkolla më të cilën jemi të vëllazëruar në Bursa të Turqisë na e kanë mundësuar një trajnim për nxënësit e shkollës tonë në këto makina”, tregon Arben Gjikolli, drejtori i shkollës teknike “Shaban Spahija” në Pejë, për mundësinë që u është dhënë nxënësve të kësaj shkolle për trajnimi praktik gjatë kësaj jave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)