Arbëri

Projektet komunale në Gjilan s`përfundojnë brenda afateve të kontraktuara

Shumë projekte të kontraktuara në Komunën e Gjilanit nuk përfundojnë brenda afatit kohor siç parashihet me kontratë. Ndërkaq qeverisja lokale deri tani nuk ka shqiptuar masë ndaj kompanive, të cilat nuk u janë përmbajtur obligimeve për të cilat janë kontraktuar.

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj për vitin 2017 për Gjilanin ka gjetur se zvarritje të punimeve janë duke ndodhur edhe në rregullimin e shtratit të Lumit Mirusha në fazën e dytë, e cila kontratë ishte nënshkruar në vitin 2012 në vlerë prej 3 milionë e 133 mijë eurove, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tek kontrata për “Rregullimin e shtratit të lumit Mirusha faza 2” ditët e kontraktuara të punimeve ishin 196, ndërsa të ekzekutuara ishin 705 ditë pune, ndërkohë që punimet ende nuk kishin përfunduar.

Vonesa janë hasur edhe në kontratat siç është rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën e “Gjinollëve” në vlerë 79 mijë e 779 euro, rregullimi i kanalizimit në fshatin Perlepnicë në vlerë 89 mijë e 784 euro, ndërtimi i çerdhes, në lagjen “Dardania 1” në vlerë 374 mijë e 555 euro si dhe rregullimi i kanalizimit në fshatin Bresalc në vlerë 215 mijë e 835 euro, thuhet në raportin e auditivit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)