YAHR: Sektori i shëndetësisë në Lipjan në gjendje të rëndë

YAHR: Sektori i shëndetësisë në Lipjan në gjendje të rëndë

24 qershor 2018 14:26

​Komuna e Lipjanit ballafaqohet me një gjendje të rënd në sektorin shëndetësor me fajin e Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë muajve janar-qershor, ka pasur mungesë të gjerave elementare duke filluar nga shiringat, gypin përcjellës për infuzione, dorëzat sterilizuese për personelin mjekësorë, fashat, cilindrin mbushës me oksigjen, mungesë të barnave nga lista esenciale dhe plotë gjëra të tjera që i duhen një pacienti për të marrë një intervenim emergjent.

Kështu thuhet në raportin e monitorimit “Qeverisja Lokale në Lipjan”, të organizatës “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR, për periudhën janar-qershor.

Sipas kësaj organizate, probleme ka edhe në sferën e arsimit në Lipjan, në mungesë të infrastrukturës edhe me problemet e numrit të madh të nxënësve nëpër klasa në shkollat e mesme, ku numri i nxënësve tejkalon mesataren e parashikuar.

“Buxhet i Komunës së Lipjanit në vazhdimësi ka pasur rritje nëpër vite që nga viti 2003 dhe në këtë vit 2018 e kap shifrën e 16,102,983.57 €. Por, shumica e buxhetit shkon në paga dhe mëditje për punëtoret në sferat e administratës komunale, shëndetësisë dhe arsimit. Buxheti i përgjithshëm i komunës së Lipjanit për periudhën 1 Janar-31 Maj 2018 ka arrit që të shpenzohet në masën 62.97 % ose 5,470,753.39 € nga mjetet e buxhetit të alokuar për këtë periudhë, e cila ishte në vlerën e 8,688,382.04 €. Ndërsa, kemi vetëm 33.97 % të buxhetit të shpenzuar nga buxhet në tërësi për vitin 2018. Kjo shifër është e mirë duke u bazuar në faktin se kemi të bëjë me pesë mujorin e parë të vitit, ku pjesa më e madhe e pritet të shpenzohen në gjashtë mujorin e fundit të 2018. Po ashtu vazhdohet me një performancë të mirë edhe në inkasimin e të hyrave vetanake të komunës ku deri me 31 Maj 2018 janë reali zuar në vlerë 546,153.28 € ose 28.20 % nga planifikimi vjetor buxhetor që është në vlerën e 1,936,600.00 euro për vitin 2018. Krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2017 kemi 113,724.15 euro të hyra me pakë të realizuara, ku në të njëjtën periudhe të vitit 2017, ishin realizuar 659,877.43 € ose 31.29 % nga buxheti i planifikuar. Realizimi i të Hyrave nga Tatimi në Pronë deri me 31.05.2018, është realizuar në vlerën 234,512.67 € ose 29.31% nga planifikimi i të hyrave për vitin 2018, që është 800,000.00 €. Nëse e bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë me vitin 2017 kemi një ngritje të hyrave nga tatimi në pronë në vlerën 31,482.74 euro”, thuhet në komunikatë.

Organizata thotë se Ministria e Financave gjatë kësaj periudhe ka ekzekutuar 14 lëndë në bazë të vendimeve gjyqësore, pa pëlqimin e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit në favor të individëve dhe subjekteve tjera juridike, ku buxhetit komunal është dëmtuar në vlerën 237,219.77 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme