Zvarritet projekti i kolektorit të ujërave të zeza në Lupç

Zvarritet projekti i kolektorit të ujërave të zeza në Lupç

23 qershor 2018 12:02

Projekti që ka synim bartjen e të gjitha ujërave të zeza të Komunës së Podujevës deri në fshatin Lupç nuk ka nisur ende. Ky projekt, që financohet nëpërmjet kredisë së butë nga Austria, është dashur të nisej para 14 muajsh. Por kjo ende nuk ka ndodhur. KD-ja ka provuar të kontaktonte drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Ndërkohë përgjigje deri në orën 15:00 nuk ka kthyer as drejtori i Zyrës së komunikimit publik në Ministrinë e Financave, Muharrem Shahini, shkruan sot Koha Ditore.

Në shkurt të vjetëm ishte nënshkruar marrëveshja ndërmjet kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, dhe përfaqësuesit të kompanisë austriake “WDS Bau GmbH”, Thomas Dieringer, për ndërtimin e këtij kolektori. I pranishëm në këtë takim kishte qenë edhe Christoph Gierlinger nga kompania ÖSTAP.

“Sipas kontratës së nënshkruar, punët në ndërtimin e kolektorit do të nisnin gjatë prillit 2017. Projekti për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës, në vlerë prej 5.3 milionë eurosh realizohet përmes Soft Loan kredi, kurse implementimi bëhet përmes klauzolës për investime sipas marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë”, thuhej në njoftimin e Zyrës së informimit të Komunës së Podujevës.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme