Opozita akuzon Haskukën për politizim të fushës së arsimit

Opozita akuzon Haskukën për politizim të fushës së arsimit

23 qershor 2018 10:02

Publikimi i listës së kandidatëve të propozuar për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në Komunën e Prizrenit sipas konkursit të 24 prillit 2018 ka nxitur reagimet e përfaqësuesve të subjekteve opozitare, por edhe të koalicionit qeverisës komunal.

Sipas opozitarëve, premtimi paraelektoral i kryetarit Mytaher Haskuka për depolitizimin e arsimit në Komunën e Prizrenit në bazë të listës së propozuar nga Komisioni për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv.drejtorëve është shkelur. PDK-ja dhe AAK-ja e akuzojnë Haskukën për mashtrim të opinionit dhe politizim të skajshëm të arsimit në këtë komunë. Ndërsa anëtarët e KK-së nga radhët e LVV-së dhe të LDK-së kanë akuzuar partnerin e tyre në koalicion, NISMA-n, për përzgjedhjen e bërë, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, Haksuka ka theksuar se personalisht do ta rishikojë gjithë procesin.

E drejtori i DA-së, Skënder Susuri, ka shprehur qëndrimin se konkursi nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe se nuk mund të bëhet fjalë për politizim, pasi kandidatët janë nga të gjitha partitë politike.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme