Tri pishina të Shtimes pa kushte sipas kritereve ligjore

Tri pishina të Shtimes pa kushte sipas kritereve ligjore

23 qershor 2018 08:53

Inspektorati i Shtimes po i kontrollon kushtet sanitare e higjienike nëpër objekte rekreacioni.

Së paku tri pishina sa ka vetëm Shtimja, Inspektorati u ka dhënë këtyre bizneseve një varg vërejtjesh dhe rekomandimesh, të cilat duhet t’i plotësojnë në afat prej 8 ditësh, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë punës së tyre Inspektorati, ka bërë edhe procesverbale, andaj pishinat duhet me urgjencë t’i plotësojnë kriteret kryesore që të pajisen me raporte dhe dokumente ligjore nga Instituti i Shëndetit Publik për analizat mikrobiologjike, bakteriologjike, kimike dhe fizike, pastaj punëtorët dhe stafi i kuzhinierëve duhet të pajisen me libreza sanitare, ndërkaq duhet të kenë edhe staf mjekësor dhe infermierë, zhytës të mjaftueshëm dhe adekuatë sipas ligjit etj.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme