Nxënës e studentë, vijnë nga Amerika për ta pastruar Suharekën

Nxënës e studentë, vijnë nga Amerika për ta pastruar Suharekën

22 qershor 2018 22:24

Një grup nxënësish e studentësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ardhur për vizitë në Komunën e Suharekës.

E me këtë rrugë e kanë shfrytëzuar rastin për të pastruar këtë komunë.

Lajmin për këtë e ka dhënë vet Komuna në faqen zyrtare në Facebook.

“Nxënësit dhe studentët amerikanë të cilët ndodhen për vizitë në Suharekë, kanë dalur për t’a pastruar qytetit tonë, Suharekën. Atyre iu është bashkangjitur edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, i cili i falënderoi këta të rinj për këtë aksion shumë domethënës”, thuhet në njoftim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme