Arbëri

Pas shfaqjes së pleshtave, u bë dezinsektimi i fermës së dhive në Bresalc të Gjilanit

Gjilan, 22 qershor –Pas ankesës së qytetarëve për shfaqjen e pleshtave, është bërë dezinsektimi dhe dezinfektimi i fermës së dhive në Bresalc, hapësirave rreth saj dhe lokacionin ku është bërë deponimi i plehrave, njoftoi Komuna e Gjilanit.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka thënë se u veprua kështu pas ankesave të banorëve të fshatit për prani të pleshtave dhe në bazë të rekomandimit të Institutit Rajonal të Shëndetit Publik.