Arbëri

Parregullsi në menaxhimin e pronave komunale

Descriptive Text

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur parregullsi në dhënien me qira të pronave komunale, pagesa të gjobave si pasojë e vonesave në kryerjen e obligimeve, nivel të lartë të obligimeve, dobësi sistematike në menaxhimin e kontratave për investime kapitale, planifikim dhe menaxhim i dobët i kontratave, shmangie nga procedurat e rregullta të prokurimit, parregullsi në angazhimin e stafit për shërbime të veçanta dhe lëshime të tjera.

Në raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të vitit 2017 të Komunës së Prizrenit, ngjashëm sikurse një vit më parë, bëhet e ditur se partitë e përfaqësuara në KK shfrytëzojnë pronën komunale për 1 euro në muaj, derisa dy tregje shfrytëzohen pa kontrata valide, shkruan sot Koha Ditore.

“Në dy raste qiramarrësit e shfrytëzojnë pronën komunale për tregje pa kontratë valide, sepse kontrata u kishte skaduar që më 2013, ndërsa gjatë vitit 2017 nuk janë ngarkuar nga komuna. Sipas zyrtarëve komunalë, të gjitha procedurat kanë përfunduar dha ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratave. Këta qiramarrës kanë obligime ndaj komunës në vlerë 182.476 euro, që krahasuar me vjet kanë zbritur obligimet e tyre për 103.358 euro (obligimet e tyre ndaj Komunës më 2016 ishin 285.834 euro), pas marrëveshjeve të arritura nga Komuna dhe qiramarrësit”, shkruan në raport.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)