Inspektorët në Prizren gjobisin investitorin për shkelje të kritereve urbanistike

Inspektorët në Prizren gjobisin investitorin për shkelje të kritereve urbanistike

22 qershor 2018 10:32

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se ka gjobitur investitorin e një qendre tregtare në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” për shkak të mosrespektimit të lejes ndërtimore dhe shkeljes së projektit të infrastrukturës së qytetit. Në komunikatën e Komunës të publikuar në rrjetet sociale thuhet se mbi 35 për qind të ndërtimit është jashtë koordinatave të lejes ndërtimore, derisa është mbyllur edhe rruga qarkulluese e paraparë me plan urbanistik.

“Ndër problemet më të theksuara që i ka trashëguar Komuna e Prizrenit janë ndërtimet pa leje dhe ato në kundërshtim me rregullat dhe ligjin. Drejtoria e Inspektoratit që nga fillimi është duke i identifikuar të gjitha këto raste pa përjashtim, ndër to edhe rastin e një qendre tregtare në ndërtim e sipër, në rrugën Tirana”, shkruan në këtë komunikatë, shkruan sot Koha Ditore.

Tutje pohohet se investitori përveçse nuk i është përmbajtur lejes së ndërtimit, “ka bërë shkelje edhe në projektin e infrastrukturës së qytetit”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme