Arbëri

U licencua linja e autobusëve Zhegër-Gjilan, pronarë të një kompanie rrahin drejtorin e Urbanizmit

Është hera e dytë që pronarë të kompanisë së autobusëve “Dritoni” e sulmojnë fizikisht drejtorin e Urbanizmit, Naser Korça.

Ata kanë shkuar në zyrën e Korçës për të kundërshtuar lëshimin edhe të një linje të autobusëve në relacionin Zhegër-Gjilan, raporton KTV.

Korça shton se mëngjesin e së martës, kur ka ndodhur edhe sulmi, policia ka mbërritur me vonesë.

Ndërsa policia thotë se për këtë rast ka arrestuar 4 persona të dyshuar.

Ndërsa Jetullah Zaimi, njëri nga pronarët, i ka thënë televizionit se nuk kanë shkuar për këtë qëllim në zyrën e drejtorit, por vetëm që të shprehin pakënaqësi për këtë.

Zaimi ka thënë se drejtori Korça është sjellë keq, prandaj tha se edhe ka eskaluar situata.