85 fermerë mitrovicas përfitojnë nga komuna nga 3 komplete koshere bletësh

85 fermerë mitrovicas përfitojnë nga komuna nga 3 komplete koshere bletësh

21 qershor 2018 16:51

Në kudër të realizimit të projekteve dhe planeve zhvillimore në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural komuna e Mitrovicës realizoi projektin “Subvencionimi i fermerëve me koshere bletësh”.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në kuadër të këtij projekti kanë përfituar gjithsej 85 fermerë, të cilëve u janë dhuruar nga 3 komplete koshere bletësh (9 copa) dhe disa pajisje tjera shtesë.

Në takimin e mbajtur në sallën e Kuvendit të Komunës, me rastin e nënshkrimit të kontratave nga ana e bletarëve, nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ekrem Sadiku, informuan fermerët për investimet që komuna ka bërë dhe do të bëjë në të ardhmen në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, transmeton Koha.net.

Mujka tha se, “investimet në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural janë një ndër prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës së Mitrovicës, andaj edhe komuna vazhdimisht të mbështesë dhe do t’i rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, duke i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve”.

Ndërsa Sadiku tha se DBZHR në bashkëpunim me donatorë ka realizuar një numër të madh të projekteve në mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ku janë ndihmuar pothuajse të gjithë sektorët.

Po ashtu ai theksoi se DBZHR do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me fermerët, shoqatat e fermerëve, institucionet relevante, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare për të qenë vazhdimisht në rrjedha dhe në shërbim të fermerëve dhe qytetarëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme