Arbëri

Administrata e Podujevës s’arrin t’i arkëtojë rreth 4 milionë euro nga bizneset

Descriptive Text

Komunarët e Podujevës janë treguar të pafuqishëm kundrejt borxhlinjve të mëdhenj të saj. Ata nuk kanë arritur t’i arkëtonin milionat nga bizneset. Borxhet ndaj komunës figurojnë nga viti 2002. Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka folur për mungesë të masave konkrete të Komunës për mbledhjen e borxheve.

Përveç bizneseve, ZKA-ja ka gjetur raste kur qytetarët nuk kanë paguar asnjëherë tatim. “Si theksim të çështjes, duam të përmendim faktin se informatat e shpalosura në pasqyrat financiare vjetore në lidhje me pasuritë dhe llogaritë e arkëtueshme (LlA) nuk janë të sakta”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për 2017, shkruan sot Koha Ditore.

“Në menaxhimin e të arkëtueshmeve kemi identifikuar mangësitë si në vijim: Komuna nuk ka të vendosura procedura të brendshme të shkruara dhe një formë për raportimin, regjistrimin dhe arkëtim me kohë te të gjitha LlA-t. Komuna mban dy baza të ndryshme të regjistrimeve: për qiradhënie dhe taksa në firmë atë në Excel dhe në Access, gjë që krijon dyfishim të punës dhe mundësi gabimi në gjenerimin e shumës së LlA-s”.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)