Plani Zhvillimor Komunal dhe harta zonale diskutohet me banorë të fshatrave të Çyçavicës

Plani Zhvillimor Komunal dhe harta zonale diskutohet me banorë të fshatrave të Çyçavicës

20 qershor 2018 15:11

Të martën, në takimin e dytë me qytetarë për të diskutuar Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale, është mbajtur debat me banorët e fshatrave, Gllanasellë, Dobroshec, Godanc, Gradicë, Likoshan dhe Çikatovë e Vjetër.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se takimi është mbajtur në shkollën “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë, ku të pranishmit kanë marr informatat e para nga përfaqësuesit e Komunës për rëndësinë e këtyre dy dokumenteve strategjike të Komunës, ndërsa banorët kanë paraqitur kërkesat dhe sugjerimet e tyre lidhur më hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale të Komunës.

“Plani Zhvillimor Komunal dhe Harta Zonale e Komunës, janë dy projekte që financohen nga GIZ-i gjerman dhe kanë një rendësi shumë të madhe për qytetarët e Komunës së Drenasit, ndaj Komuna e Drenasit, serish i fton qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u informuar dhe për të japë sugjerimet dhe këshillat e tyre në hartimin e këtyre dy dokumenteve para se të njëjtat të jenë të zbatueshme”, thuhet në komunikatë.

Takimi i radhës do të mbahet me datën 20.06.2018 në Zabel i Ulët në shkollën “Arif Shala” duke filluar në ora 17:00 dhe do të përfshihen këto fshatra; Zabel i Ulët, Korroticë e Ulët dhe e Epërme, Poklek dhe Vasilevë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme