Gjilani mban debat publik për pakon e reformave në administratë, shërbim civil dhe paga

Gjilani mban debat publik për pakon e reformave në administratë, shërbim civil dhe paga

20 qershor 2018 14:43

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, me të cilin para qytetarëve, shoqërisë civile dhe zyrtarëve komunalë të Gjilanit dhe regjionit, kanë debatuar për pakon e reformave që përfshihet ligji për administratë, për zyrtarë publik dhe për paga, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Haziri ka thënë se ky ligj, pos tjerash, prek edhe interesin e Komunës dhe bëhet fjalë për shërbyesit civil, zyrtarët publik, për procesin e rekrutimit dhe pagat që janë pjesë e kategorizimit, gradimit dhe e ndërtimit të rregullës mbi të cilat zyrtarët mund të përfitojnë gjatë të ardhmes.

“Kjo pako e reformave që përfshinë ligjet e ndryshme është në tavolinë që ne ta diskutojmë dhe të japim komentet dhe kërkesat tona në këtë debat publik. Është ndërtim i rregullës mbi të cilën zyrtarët përfitojnë, duke përfshirë punën shtesë, pushimet e ndryshme të lejuara me ligj dhe forma të tjera me të cilat ne nganjëherë po përballemi më vështirësi gjatë punës. Shpresojmë që standardizimi në nivel shteti duhet të rregullohet me ligj në mënyrë që rritjet e pagave të mos bëhen për interesa politike. Ne jemi për një mirëqenie më të mirë të të gjithë qytetarëve, e në këtë rast edhe të zyrtarëve të shtetit, mirëpo ajo duhet të bëhet përmes standardizimit ligjor”, ka potencuar ai.

“Po vjen koha që të kompletohet dhe standardizohet një problematikë që Republika e Kosovës e ka pasur gjatë viteve të fundit. Kemi të trashëguar një administratë me kultura të administrimit të ndryshme që nga OKB te këto europiane, e më pas që nga ato europiane te këto regjionale. Mirëpo, tani është duke u punuar që në të ardhmen kjo të njihet si standardizim dhe pako e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haziri.

E nga ana e tij, Yagcilar, ka potencuar që kjo është në kuadër të dëgjimeve për pasurimit e këtyre projektligjeve që rregullojnë një fushë të veçantë dhe shumë të rëndësishme të zyrtarëve publik të shtetit, transmeton Koha.net.

“Këto ligje rregullimin e kësaj çështje të rëndësishme do ta bëjnë në formën më të veçantë dhe ky do të jetë standardizim apo veçanti e Republikës së Kosovës. Me këto ndryshime që janë duke u bërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, rregullohet rekrutimi i shërbyesve të shtetit, nivelet e pagave të nivelit më të lartë, nga niveli më i lartë i udhëheqjes së shtetit dhe deri të shërbyesi më i thjeshtë në nivelin lokal të qeverisjes”, ka thënë Yagcilar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme