Arbëri

Të shtunën në Gjilan nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, njofton se të shtunën fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të asgjësimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera të dëmshme për shëndetin dhe të bezdisshme për qytetarët, transmeton Koha.net.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo fazë e dezinsektimit do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00 dhe do të zgjasë tri ditë me radhë.

Xhemajli ka kërkuar nga bletarët që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme.