Arbëri

Kompania pastruese në Lipjan s’arrin t’i menaxhojë mbeturinat

KR “Pastrimi”, dega në Lipjan, kohët e fundit ka dështuar ta mirëmbajë qendrën e qytetit.

Ndërkohë telashet e tilla janë thelluar edhe më shumë që nga java e kaluar derisa kjo kompani e ka tejkaluar pushimin për festën e Fitër Bajramit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Që nga 14 qershori dhe të hënën, të gjithë kontejnerët nëpër lagje vazhdojnë të qëndrojnë të stërmbushur me mbeturina, ndërkohë që ato tashmë janë shpërndarë edhe jashtë kontejnerëve.

Telashe më të mëdha janë paraqitur në rrugën “Isa Olluri”, në sheshin “Adem Jashari” në lagjen “Akllapi” në fshatin Gadime, Konjuh etj.

Për këtë qytetarët dhe opozita kanë akuzuar këtë kompani se nuk po arrin ta mbajnë të pastër qytetin megjithëse qytetarët janë taksapagues të rregullt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)